Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak, Ilirjan Tanko, drejtor i arkivës pranë bashkisë Durrës.
Ndarja e parakohshme nga jeta e 55-vjeçarit ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë, të njohurit dhe kolegët e tij në bashki.
Gjatë karrierës së tij, Tanko ka punuar për një kohë të gjatë si arsimtar, sekretar i Këshilllit të Qarkut Durrës etj.
Varrimi i Tankos bëhet ditën e diel, në orën 11.00, tek varrezat e vjetra.





