Mbi 16 ton ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri.

Ndihmat u mblodhën për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë. Ndihmat materiale, por edhe financiare kanë qenë të shumta nga shqiptarët e diasporës. Ndërsa për menaxhimin dhe shpërndarjen e tyre është caktuar të merret Komiteti i Rindërtimit.