Frogmore Cottage, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan është në proces mbylljeje, pas spekulimeve që çifti nuk ka ndërmend të kalojë kohë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt.
Stafi kryesor i shtëpisë, një menaxher dhe një pastrues, janë transferuar në detyra të tjera brenda familjes së Mbretëreshës.
Anëtarëve të tjerë të stafit, të përdorur në baza ad hoc dhe duke përfshirë kuzhinierë, shërbyese dhe këmbësorë, u është thënë se shërbimet e tyre nuk kërkohen më në rezidencën e çiftit në Windsor, raporton Daily Mail.
Ky lajm vjen pasi Harry dhe Meghan filluan një periudhë “tranzicioni” për të ndarë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me bekimin hezitues të Mbretëreshës. Meghan është tashmë në Kanada, me djalin, Archie dhe dy qentë e tyre.
Harry ka angazhime private në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës tjetër dhe thuhet se ai më pas do të bashkohet me Meghan dhe Archie.





