Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama feston sot ditëlindjen e saj të 56-të dhe bashkëshorti i ka bërë një dedikim mjaft romantik.
“Në çdo skenë, ti je ylli im, Michelle Obama! Gëzuar ditëlindjen, beb!”, shkruan ish-presidenti amerikan në Instagram.
Krahas urimit me fjalë të zgjedhura, Barack Obama ndau edhe një foto ku çifti shfaqet në momente të ndryshme dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin.





