Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj ka reaguar në rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të tij, aktorit Xhevdet Ferri.

Në një postim mjaft të ndjerë, Varfaj e cilëson Ferrin “durrsakun që i dha qytetit të lindjes, krenarinë që vetëm qytetarë të denjë e të fisëm si ai, mund t’ia falin!”