Është djegur fabrika e dyshekëve e babait të kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali. Fabrika është në pronësi të Gjergj Krajlit.
Biznesi i babait të kryebashkiakut është përfshirë nga flakët për herë të dytë. Fabrika e dyshekëve ndodhet në lagjen nr.5 të qytetit të Kavajës.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët. Policia po evakuon banorët e zonës.





