Një grup aktivistësh nga Japonia, Tajlanda, Kina, Malajzia dhe vende te tjera të Azisë kanë mbërritur në qytetin e Durrësit, ku janë njohur nga afër me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Aktivistët janë ndalur fillimisht në qytetin e Shijakut, ndërsa në Durrës kanë vizituar një prej pallateve të ndërtuar nga biznesmeni Hazir Gashi.

Ata kanë parë nga afër gjendjen e rëndë të banesave të rrënuara, me qëllim që të organizojnë konkretisht punën e tyre humanitare, dhe  për të dhënë kontributin e tyre financiar si dhe ekspertizë për të prekurit nga tërmeti.

Aktivistët që erdhen në Durrës janë nga vende që përballen me tërmete të fuqishme dhe mund të rrëfejnë mënyra efikase për menaxhimin e situatës nga instancat shtetërore për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.  Pasi ndoqën konkretisht në terren situatën e banesave të rrënuara dhe të braktisura, ekipi miks u nis drejt  Qendres së Vullnetarëve për të prekurit nga tërmeti në Bubq.

Një nga specialistët e grupit nga Singapori u shpreh se pasi të kryhet inspektimi i zonave problematike do të sjellin ndihmat e duhura humanitare për të përballuar situatën e pasojave që la pas pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

K.H.