Policia ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar pasi kanosi me thikë të vëllain.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan shtetasin:
-B. M., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.





