Shkon në një supermarket në Durrës, në lagjen nr.12 dhe vjedh disa pije alkoolike. Pasi është pikasur nga punonjësit e supermarketit, janë lajmëruar forcat e policisë të cilat kanë bërë arrestimin e autorit.

Policia informon se u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”.