Detaje të reja janë zbuluar për 23-vjeçarin Kei Piu, ndaj të cilit u bë atentat mbëmjen e djeshme në qendër të qytetit. Mësohet se ai është pronari i një palestre të quajtur “Arena Fitness” po ashtu në Elbasan.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin.

Policia ka nisur hetimet.