Pas lirimit nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin duke kundërshtuar lirimin e tij.

Në një deklaratë ditën e djeshme prokuroria tha se do të ankimoje vendimin e Gjykatës me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit,  kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg.

Pas lirimit nga burgu ish-kreut të bandës i është siguruar edhe një kontratë punësimi. Prokuroria e Krujës e ka depozituar apelimin ditën e sotme në sekretarinë e Gjykatës.