Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të patur probleme gjuhësore, sipas studiuesëve.
“Nuk është koha e kaluar para ekraneve, mesatarisht njëzet minuta në mëngjes, por periudha e ditës që ndikon. Kjo gjë u shteron atyre vëmendjen dhe i bën më pak të aftë të mësojnë”, tha studiuesja Manon Collet, Universiteti i Rennes.
Sipas saj, studimi nuk mund të vërtetojë lidhjen direkte të shkakut dhe efektit, por krijon një lidhje statistikore të caktuar, të forcuar nga rezultatet e hulumtimit mjekësor tashmë të botuar.
Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj ekraneve kanë më pak bashkëveprim emocional me ata rreth tyre, që është i nevojshëm për zhvillimin e tyre psikomotor, në veçanti zhvillimin e gjuhës.
Në Francë, zhvillimi i gjuhës te fëmijët vlerësohet nga mjekësia shkollore në moshën 4 vjeç. Studimet franceze kanë treguar se 4 deri në 6 % e fëmijëve kanë çrregullime me bazë gjuhësore.