Gjykata e Tiranës ka pranuar zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuar nga Selami Simsek, miku i mësuesit turk, Harun Çelik, i cili u arrestua në po të njëjtën ditë me të në aeroportin “Nënë Tereza” me pasaportë kandeze.
Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës më datën 27 janar, ora 10.00, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës. Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull.
Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën false. Ai ka treguar se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë.
Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar. Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale, ndërsa provat vërtetojnë katërcipërisht se është fajtor.





