Megjithëse në qytetin e Pukës kishte vetëm një kandidat në garë për kreun e degës lokale të Partisë Socialiste, ai nuk arriti të fitonte për shkak se 24 anëtarë të Asamblesë votuan kundër dhe 23 pro.

Marash Kolaj është drejtuesi aktual i PS-së në Pukë.

“Pjesëmarrja ishte shumë e lartë. Nga 51 anëtarë të asamblesë socialiste Pukë morën pjesë 47 anëtarë, por në votim 23 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin kundër dhe në këtë mënyrë për një votë kandidati i zgjedhur nga strukturat e PS në bashkinë Pukë nuk arriti për të marrë mandatin. Sipas statusit, PS do të komandojë një kryetar të përkohshëm, i cili do të marrë pjesë në gjithë procesin që fillon nga e para për përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS sipas të gjitha procedurave që janë ndjekur edhe në bashkitë e tjera”, tha i deleguari i Partisë Socialiste, Alfred Peza.