Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është caktuar i dërguari i posaçëm për në OSBE. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE.
Tanimë Bushati nën cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë çështje dhe problematika me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.
Bushati ishte ende në detyrë në momentin kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020 dhe një muaj më vonë u shkarkua nga detyra.





