Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste të bashkisë Durrës.

Procesi që ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit, është shoqëruar me fluks votuesish. Teksa pritet që procesi të mbyllet sipas orës së parashikuar në 14:00, nga burime të komisonit të votimit, “DurrësLajm” mëson se deri në orën 10:30 pjesëmarrja është rreth 33 %.

Në total janë 480 votues, ndërsa në listën e kandidatëve është vetëm një emër i vetëm, ai i kryetarit aktual Luan Zaza, pasi dy ditë më parë dha dorëheqjen kandidati tjetër Ardit Kërtusha., i cili deklaroi se “ka ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit.”

Votues janë anëtarët e Kryesisë, të Këshillit Bashkiak, deputetët, koordinatorët e përcaktuar sipas statusit, kryetarët e organizatave, bashkëkryetarët dhe delegatët e Kongresit.