Mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30, në spitalin e Durrësit ne sektorin e Kirurgjisë në katin e katërt, u dogj kabina elektrike.
Si pasojë ajo mbushi pavionet e këtij spitali me shumë tym, ku rrezikoheshin pacientët të asfiksoheshin. Vetë punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët si dhe nga ana tjetër, zjarrfikësit dhe policia arritën në kohë rekord duke bërë të mundur lëvizjen e pacientëve dhe materialeve në sektorët e tjerë të këtij spitali. Bashkë me zjarrfikësit e Durrësit u angazhuan dhe ato të Shijakut.
Fatmirësisht nuk u lëndua ndonjë person, ndërsa nga fotoja që shihni, vihet re se pacientët po qëndrojnë në rrugë me shtretërit e spitalit.
Spitali i Durrësit nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar mbi situatën emergjente të krijuar, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej incidentin.





