Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Sukthit.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme, në përplasjen e shumëfishtë janë përfshirë 4 automjete, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në këtë segment të autostradës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta.