Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.
Meta ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i dha Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, z. Murat Kurum.
I shpreha mirënjohje të thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.
Me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë”– shkruan Meta.





