IKMT ka shembur me shpërthim të komanduar ndërtesën 6 katëshe në zonën e “Astirit” në kryeqytet.
Ashtu sikurse ishte njoftuar shpërthimi është realizuar rreth orës 15:30.
Në trupin e objektit ishin hapur 250 furnela (vrima) ku ishin vendosur 10 kg lëndë plasëse.
Për disa ditë ky objekt ka shërbyer edhe për strehimin e disa familjeve të prekura nga tërmeti.





