Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Çapoku në Paskuqan, ku kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.
Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta, shkop druri, kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lenë këtë të fundit të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në banesën e viktimës, nën prezencën e së ëmës dhe vajzës së viktimës.
Autori i ngjarjes, Eredet Çapoku, është shpallur në kërkim nga policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç., 34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.





