Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimet e ndodhura gjatë mbrëmjes nga SHÇBA në Durrës, ku deri më tani mësohet se falë edhe FNSH-së, janë arrestuar 11 policë.
Sipas burimeve mediatike pritet që në vazhdim të ketë edhe arrestime të tjera, pasi janë prerë 17 urdhër arrreste.
Mbi personat e ndaluar rëndon akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”. Ata akuzohen se nuk kanë marrë masa për denoncimet e ardhura për ndërtimet pa leje dhe se janë përfshirë në raste korruptive, duke mos goditur paligjshmërinë.
Urdhër-arrestet janë lëshuar, pas konstatimeve për ndërtimet pa leje në bregdet, të zbuluara pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nga prokuroria mësohet se SHÇBA ka disa javë që po hetonte në Durrës. Ndërkohë që mes të arrestuarve janë edhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.





