FNSH aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërrmarrë sot një operacion ‘blic’ në Durrës, ku mësohet se do arresohet disa efektivë. Sipas informacioneve që ka siguruar DurrësLajm, mësohet se disa policët janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.
SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie në Durrës e Shijak.
Deri tani mësohet se aksioni është ende në vijim dhe Prokuroria u ka prerë flet-arrestet. Pritet që SHÇBA-ja të dalë me një njoftim për mediet.





