Një 42-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në fshatin Kolonjë të Lushnjes.
Policia njofton se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale Sh.B., banues në Ardenicë.
Viktima po udhëtonte me motorçikletë dhe humbi drejtimin e mjetit duke rënë në kanal.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





