Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mbrëmje, në Tiranë.

Policia njofton se një këmbësor rreth 60 vjeç është përplasur për vdekje nga furgoni tip “Benz”, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj”.

“Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga furgoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale. Drejtuesi i furgonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”– njofton policia.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.