Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Grudë të Shkodrës, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një banesë.

BalkanWeb shkruan se shënjestër e sulmit është bërë shtëpia e Gjergj Mhillaj.

Dy vëllezërit; A.K., 37 vjeç, dhe N.K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së 63-vjeçarit dhe për pasojë nga të shtënat, plumbat kanë prekur qenin e kësaj familje, i cili ka ngordhur.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.