16-vjeçari Luis Saliaj, në bashkëpunim me shokët e tij vrau nusen e kushëririt të babait, pasi shkoi në banesën e saj për ta vjedhur.
Prej ditës së djeshme, nëna e autorit të krimit, është larguar nga banesa në Gjerbë të Mallakastrës, ndërsa burri i saj ndodhet në burg.
Siç deklaruan edhe më herët familjarët e dy familjeve, mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.
NGJARJA
Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.
Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Kanë qenë familjarët e saj të ciët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë.





