Mitat Saliaj, kunati i 50-vjeçares, Drita Saliaj ka mbërritur nga Greqia për varrimin e kunatës së tij. Ai thotë për mediat se edhe banesa e tij është grabitur, ndërsa nuk hedh poshtë që autorët të jenë të njëjtit që grabitën dhe vranë Drita Saliaj.
Një nga autorët e ngjarjes, thotë ai, i cili është edhe i afërm i tyre, nuk ishte njeri i mirë.
“Unë isha te djali në Greqi. E kam kunatë Dritën. Erdha të hapja derën, e kanë shqyer derën, e kanë grabitur. Kisha gjëra në shtëpi, motorsharra, korrëse bari, mbi 2-3 milionë gjëra kisha. Se di akoma çfarë kanë marrë. Kur isha në Shqipëri vija çdo 2 javë.
Edhe mund të jenë ata djem. Ky nipi nuk ka qenë djalë i mirë. Të tërë këta që kanë bërë këtë gjë ashtu kanë qenë. Çun i keq, drogë e të gjitha gjërat i ka bërë. Të atin e ka brenda”, deklaroi Mitat Saliaj.
Në lidhje me ngjarjen Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç (kushëriri), banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.





