Një ngjarje tragjike është shënuar me datën 5 në Mallakastër dhe është zbuluar ditën e sotme. Tre të rinj kanë vrarë një grua 50-vjeçare, pasi kanë pirë kafe në shtëpi shprehen të afërmit.

Lazër Saliaj, kunati i viktimës Drita Saliaj shprehet kështu për ngjarjen:

“Sipas informacioneve ata kishin pirë kafe, dy persona pasi dy filxhana kishte. Si duket ajo i ka pranuar brenda pasi i ka njohur. Ata e kishin kthyer shtëpinë përmbysur ku kishin kontrolluar edhe tek gjërat më intime”,– thotë Lazari.

Ndërsa kunata Mjaftoni Saliaj është shprehur se ata e kanë mbytur me shall dhe më pas e kanë lidhur.

Ajo shton se djali që ka kryer krimin dhe është edhe i afërm i tyre është djel i keq, teksa babain e ka në burg për drogë.

Gjithashtu, Mjaftoni shprehet se midis familjeve ka pasur konflikte.