Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth 3 javë më parë në fshatin Xhyrë në Librazhd, ku Rezarta Hajdari u gjet e pajetë në dhomën e gjumit. Rezarta Hajdari, e sapomartuar, kishte shkuar që të flinte si çdo natë bashkë me bashkëshortin e saj 27-vjeçar, Olsin.
Për të ngrohur ambientin, çifti kishte zgjedhur që të përdorte një mangall me prush. Sot, teksa ishte i ftuar në Top Channel në emisionin “Shqipëria live”, mes lotësh Olsi rrëfeu se e donte shumë bashkëshorten e tij. I pyetur se si e mendon jetën pa Rezartën, Olsi tha se e donte shumë dhe se nuk mund ta harronte.
“Atë e kam dashur shumë shumë. Perkohësisht do të qëndroj këtu”, u shpreh Olsi.
Ndërsa, i pyetur nëse qëndron ende në dhomën e gjumit, ai rrëfeu mes lotësh se nuk qëndron më në dhomën e gjumit, duke shtuar se mban me vete unazën e Rezartës.
“Unë nuk kam fjetur më aty që prej asaj dite, nuk ma bën zemra të fle aty. Unazën e ruaj, e mbaj me vete”, tha Olsi Hajdari.
Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spítalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht u raportua si vetëhelmim. ndërsa pista tjetër ku kanë nisën hetimet ishte se mund t’i kishte helmuar dikush me føtøksinë.
Vetë Olsi pretendon se i ka helmuar mangalli me prush që kishin marrë gjatë natës në dhomë.





