Gazetari i njohur në Durrës, Thanas Mustaqi ka treguar përmes një postimi në Facebook, një rast të cilin ai e quan të pashembullt për dobësitë në drejtshkrim të mësuesve të gjuhës shqipe.

Mustaqi është ndalur te gabimet drejtshkrimore që janë bërë në emërtimin e një shkolle 9-vjeçare në qytetin bregdetar, e cila mbahet si një nga më të mirat në qark e më gjerë, sipas gazetarit.

“Këtë nuk e kapin as mësuesit e gjuhës as drejtoria rajonale dhe zyra arsimore, që bujtën për pak kohë këtu.”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË

Kulturë gjuhe / Një gabim i rrallë i mësuesve të gjuhës në mes të Durrësit

Po ju tregoj një rast të pashembullt për dobësitë në drejtshkrim të mësuesve të gjuhës shqipe: shkolla 9-vjeçare “Marie [duhet: Mari] Kaçulini” (ish-“Nako Spiru”) në Durrës mbahet si një nga më të mirat në qark e më gjerë.

Por në tabelat e shkollës kompozita / fjala e përbërë “nëntëvjeçare / 9-vjeçare” shkruhet… “9-të-vjeçare”!

Këtë nuk e kapin as mësuesit e gjuhës as drejtoria rajonale dhe zyra arsimore, që bujtën për pak kohë këtu.

Këta mësues nuk dallojnë dot klasën “e nëntë / 9-të” nga “nëntëvjeçare / 9-vjeçare”!