Si pjesë e një plani për të ulur numrin e refugjatëve dhe migrantëve që kërkojnë azil në Greqi, autoritetet helene kanë lëshuar një listë me 12 vende, të konsideruara si të sigurta për t’u kthyer.

Mes këtyre vendeve renditet edhe Shqipëria.

Shumica e atyre që kërkojnë azil në Greqi vijnë nga Mesdheu dhe Azia, veçanërisht Afganistani, por edhe Siria, të cilët ikin nga lufta civile.

Lista e vendeve të konsideruara të sigurta për migrantët në Greqi, të cilët më pas do të mund të dëboheshin, përbëhet nga:

  • 1- Gana
  • 2- Senegal
  • 3- Togo
  • 4- Gambia
  • 5- Maroku
  • 6- Algjeria
  • 7- Tunizia
  • 8- Shqipëria
  • 9- Gjeorgjia
  • 10- Ukraina
  • 11- India
  • 12-Armenia

Lista u publikua pas një vendimi të marrë nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes së Qytetarëve, bazuar në legjislacionin e ri grek për aplikimin për azil.