Pamjet e sigurisë së një biznesi kanë filmuar momentin kur era e fortë ka rrëzuar objektet nga tarraca e një pallati.
Ngjarja është shënuar në zonën e Freskut në Tiranë.
Sikurse shihet në pamjet e siguruara nga tvklan.al, një automjet ka shpëtuar për mrekulli.
Vetëm 1 sekondë pasi ka kaluar, në rrugë bien menjëherë objektet nga tarraca. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.





