Një 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e matematikës në Zvicër.
Lajmin e ka dhënë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!” , shkruan Çitaku.





