Ky është momenti kur pema e Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë rrëzohet si pasojë e erës së fortë.

Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Që prej mëngjesit të sotëm vendi është përfshirë nga moti i keq.

Kujtojmë që në Durrës një tjetër palmë është rrëzuar sot nga era e fortë, në të njëjtin vend ku u rrëzua disa ditë më parë në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit, ku plagosi dy persona.