Ka rënë dhe bora e parë në kryeqytet për vitin 2020. Flokë të bardha bore fluturuan në mesditë në Tiranë për gati një minutë, por pa mundur të qëndrojnë gjatë pa shkrirë.

Në fakt kjo është dhe dëbora e parë për këtë dimër dhe është një fenomen jo shumë i zakonshëm për kryeqytetin.

Ndërkohë bora e ka zbardhur verilindjen dhe juglindjen prej dhjetorit 2019.