Një grabitje ka ndodhur në Memaliaj.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh.
Autorët kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





