Arrestohet një shtetas kosovar në portin e Durrësit, pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.K.,18 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K., Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara” – njofton policia e qytetit bregdetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.