Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodrën në mesnatë. Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Prel Milanit, oficer policie, me detyre shef i postës së Policisë në Theth.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile të Shkodrës. Nga shpërtimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë po në Shkodër raportohet edhe për një shpèrthim tjetër, me lëndë plasesë, në fshatin Grude e Re. Shpèrthimi me tritol ka ndodhur në banesën e Kolë Bungajës mbrëmjen e djeshme dhe lënda plàsëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpèrthimit ka pasur dëme materiale. Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpèrthimit.

Njoftimi i polícisë:

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa  banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Polícisë Theth, Shkodër, ka shpèrthyer një sasi lëndë plasèse, për pasójë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Polícisë dhe grupi hetímor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjàrjes, identifikimin dhe kapjen e autórit.