Një shofer në Durrës është arrestuar në flagrancë pasi ka aksidentuar në lagjen nr 17 këmbësorin 63-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës,në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt,arrestuan në flagrancë shtetasin :

A.B.,46 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ford, në lagjen Nr 17, Durrës, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Sh.H.,63 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”