Një 27-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas uniformave blu, shtetasi i ndaluar është Enrik Skënderi, i dënuar në maj të 2019 me 7 vite e 6 muaj burg për kryerjen e dy veprave penale, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.





