Një çift bashkëshortësh me fëmijën 7 vjeç kanë shpëtuar për mrekulli sot pa lëndime, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka marrë flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.
Dyshohet paraprakisht për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin në automjetin tip ‘Volkswagen’ ngjyrë gri.
Drejtuesi i automjetit është shprehur pas ngjarjes: ”Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”





