Pas 16 muajsh hetim, Prokuroria e Posaçme,Anti-Korrupsion (SPAK), ka përfunduar hetimet sot për të pandehurit e arrestuar më 19 tetor 2018, për laboratorin e drogës në Has. Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç,, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, janë të arrestuarit e parë për këtë dosje, ku në Brenog të Hasit u gjetën mbi 200 kilogramë heroinë. Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.
‘Volvo 4’, të Fortët e Shijakut, Niçja dhe biznesmeni nga Tirana
Ndërkohë që mbi 19 të tjerë pjesë e këtij grupi, rëndojnë disa akuza si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Prokurori Dritan Prençi, që ka hetuar këtë dosje, akuzon Altin Avdyliin, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku; Gjevi Ndokën, (vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka), por edhe biznesmenin Orges Jahelezi, alias Artan Jahelezi, për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Bashkë me ta, lista vijon me të tjerë emra, të njohur si të ‘fortët’ e Shijakut:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Ndërkohë që prokuroria ngre akuzë edhe për 3 punonjës të Policisë së Shtetit.
Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
Jasin Abdul, nga Saranda;
Bledar Koçi, nga Lushnja.
SPAK i akuzon ata për për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
Laboratori i heroinës në Has, si e ndërtoi biznesmeni Admir Hoxha, i akuzuar si “truri” i grupit
Sipas hetimeve intensive të ish-prokurorisë së krimeve të rënda, sot SPAK, Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku. Admir Hoxha thotë prokuroria ka mbajtur kontakte me Hekuran Hoxhën,(Roni i Shijakut), Saimir Gjepalin që të dy nga Shijaku me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Admir Hoxha nga vëzhgimet në terren rezultoi se ishte personi që kishte përgatitur abjentin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar. Nga provat e mbledhura në laborator krahas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë.
Heroina ishte e presuar dhe dyshohet se do trafikohej, për këtë arsye u vendos që Policia të ndërhynte, dhe në momentin e parë në pranga ranë anëtarët e familjes Shyti. (Lexo në hyrje të shkrimit). Nga ana tjetër, familja Shuti ka pretenduar për gati një vit se ambientin pranë shtëpisë ku ishte ndërtuar laboratori i heroinës e kishin dhënë me qira për një biznes dhe se nuk ishin në dijeni që aty kishte një laborator droge. Por sipas Prokurorisë kjo nuk qëndron pasi laboratori ishte i sofistikuar dhe mendohet se 3 anëtarët e familjes Shuti punonin aty.





