Pika kufitare e Kakavijës sot ka pasur një fluks të madh të emigrantëve, të cilët janë larguar nga Shqipëria pas festave.
Me mijëra emigrantë kanë dalë nga vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit dhe po kthehen në Greqi, aty ku punojnë e jetojnë.
Sipas të dhënave që vijnë nga Dogana e Kakavijës, në këtë pikë kanë kaluar më shumë se 5700 persona. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe hyrjet ku kanë qenë 250 qytetarë ata që kanë ardhur në Shqipëri përgjatë ditës së fundit.
Ndërkohë bëhet me dije se nga fluksi i madh është krijuar radhë e gjatë, e cila shkon deri në 2 kilometra.





