Del videoja e aksidentit të sotëm ku mbetën të vdekur 2 persona në zonën e njohur si “Porcelani” në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se viktimat janë këmbësorë të rastësishëm, ndërsa policia ka shoqëruar dy drejtuesit e dy automjeteve.
“Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues shtetasin Etjon Lazri, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekje dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre shtetasi Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat përreth vendit te aksidentit për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim të gabuar te njërit prej mjeteve.





