Dy persona, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet.

Dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, por janë dërguar për mjekim në spital.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit me dy viktima pasditen e sotme në Tiranë.

Ky aksident është i pari me viktima për vitin 2020.

Policia Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.