LEXII Alijai, një repere e re dhe shumë e talentuar, ka ndërruar jetë papritur në moshën 21-vjeçare.
Lajmin e rëndë të humbjes së 21-vjeçares amerikane e kanë njoftuar familjarët e saj, ndërsa ende nuk janë përcaktuar shkaqet.
Kushëriri i saj, Raeisah Khan, konfirmoi lajmin në Facebook, duke shkruar:
“Një legjendë e vërtetë. Nëse e njihni atë ose keni dëgjuar muzikën e saj, do të ndjeheni të hidhëruar. Pusho në parajsë, nuk do të harrohesh kurrë!”.





