Këngëtari me famë botërore, Chris Brown është urdhëruar nga gjykata që të paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim për pastruesen e shtëpisë, e cila u sulmua nga qeni i këngëtarit në një prej pronave që tij.
Pas një gjyqi dyjavor në Los Angeles, juria vendosi në favor të Maria Avilës, e cila u sulmua nga një qen kaukazian 90 kg në pronësi të Brown, ndërsa ajo po hidhte mbeturinat në shtëpinë e tij në Tarzana të Kalifornisë.
Avila tha në gjyq se pësoi lëndime serioze në krah dhe fytyrë, duke pasur nevojë për dhjetëra qepje dhe transplante lëkure nga barku në krah.
Ajo tha se pësoi gjithashtu çrregullim të stresit post-traumatik dhe dëmtime nervore që ia vështirësuan punën.
Broën ishte në shtëpi gjatë sulmit dhe, në dëshminë e tij, tha se e kishte mbyllur qenin në një kafaz pasi ai kishte plagosur Avilën.
Roja e tij e sigurisë thirri një ambulancë, por Brown u largua para se të mbërrinte ambulanca, duke i thënë gjykatës se e bëri këtë për të shmangur një “cirk mediatik, për shkak të statusit tim si artist… kështu që më këshilluan të qëndroja larg”.





