Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi kanë dhunuar një person. Konflikti lindi pas një mosmarrëveshjeje me një djalë 32-vjeçar.
Të dy vëllezërit 27 dhe 33 vjeç pasi u zunë në ambientet e lokalit në krahinën e Reggio Emilia u larguan prej aty, por disa orë më vonë rreth orës 6:00 të mëngjesit, të dy ata prisnin që djali të dilte nga klubi dhe e sulmuan në rrugë me shkelma dhe grushta.
Përleshja e dhunshme u raportua nga disa kalimtarë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 32-vjeçari u dërgua në spital, pasi kishte pësuar frakturë në kockat e hundës dhe disa nxirje në trup për shkak të grushteve dhe shqelmave.
Mjekët e spitalit thanë se atij do t’i duhen të paktën 25 ditë që të shërohet. Nga ana tjetër edhe vëllezërit pësuan dëmtime, por të lehta.





