Festat e fundvitit shoqërohen me pije alkoolike e ndonjëherë pak më tepër seç duhet. Kjo shoqërohet me pas me dhimbje koke, dobësi dhe lodhje, e shpesh edhe me probleme që lidhen me stomakun.
Por si ta luftojmë dhimbjen e kokës dhe lodhjen që na ka shkaktuar alkooli?
Një ide e shkëlqyeshme është të hani banane.
Banania rikthen kaliumin në trupin tonë dhe përmirëson performancën e muskujve tanë. Provoni të konsumoni dhe bukë të thekur me gjalpë kikiriku.